SI “DY PIKA UJI”/ Publikohet për herë të parë fotoja e babait të djalit të Çiljetës – AlpeGossip
SI “DY PIKA UJI”/ Publikohet për herë të parë fotoja e babait të djalit të Çiljetës

SI “DY PIKA UJI”/ Publikohet për herë të parë fotoja e babait të djalit të Çiljetës

Në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 7 vjeç. Megjithatë, gjatë këtyre viteve, këngëtarja s’e ka treguar kurrë në publik partnerin e saj me të cilin është ndarë prej kohësh. Në një foto të postar nga Iconstyle, Fernando ka pozuar duke buzëqeshur krah babait të tij, ndërsa vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria e tyre e madhe.

Duket se vogëlushi ka marrë shumë tipare të të atit dhe duket si një kopje e vogël e tij. Gjithashtu, djali tjetër në foto është vëllai nga babai i Fernandos. Mesa duket, 7 vjeçari i ruan kontaktet me të atin dhe e takon herë pas here atë. Rikujtojmë se pas ndarjes nga babai i Fernandos, Çiljeta ka nisur lidhjen e re me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.