JENI NË NJË LIDHJE DHE PO SHTONI PESHË? Studiuesit kanë zbuluar arsyet pse ndodh kjo – AlpeGossip
JENI NË NJË LIDHJE DHE PO SHTONI PESHË? Studiuesit kanë zbuluar arsyet pse ndodh kjo

JENI NË NJË LIDHJE DHE PO SHTONI PESHË? Studiuesit kanë zbuluar arsyet pse ndodh kjo

Nëse ende po pyesni veten se si fituat 5 kilogramë të tepërt sapo nisët jetën në çift, studiuesit e kanë gjetur përgjigjen.

Është e vërtetë se çiftet kanë tendencën të ushqehen më shëndetshëm se sa beqarët dhe po, frutat e perimet përfshihen në regjimin e tyre ditor. Por, nga ana tjetër, aktiviteti fizik nuk është në kulm gjatë një lidhje. Nëse kur gëzonit statusin ‘single’, ishit të gatshëm që mbrëmjen ta kalonit jashtë, nën shoqërinë e miqve apo duke u argëtuar në çfarëdo lloj forme, në një romancë preferon që shumë ditë t’i kalosh nën atmosferën e ngrohtë që dhuron shtëpia, krah njeriut të zemrës.

Nga ana tjetër, fakti se partnerin tashmë e keni përkrah dhe nuk ju duhet të dukeni më aq në formë për të gjetur një të ri, shpesh shtyn në konsumimin e tepërt të ushqimit në tërësi ose ëmbëlsirave. Nëse keni fëmijë, dihet se gjithçka që lënë të vegjëlit pa përfunduar, shkon direkt në stomakun tuaj. Studiuesit thonë se darkat romantike dhe qëndrimi në shtrat për një kohë të gjatë janë gjithashtu ‘fajtorët’ për shtimin në peshë.