E keni parë sfidën e re që po fikson gjithë Instagram-in? – AlpeGossip
E keni parë sfidën e re që po fikson gjithë Instagram-in?

E keni parë sfidën e re që po fikson gjithë Instagram-in?

U bënë disa javë tanimë që gjëja e parë që shfaqet në ‘Search-in’ e Instagram-it është videoja e alienit jeshil që kërcën në mënyrën më fiksuese të mundshme.

Pas ‘Ice Bucket Challenge’, ‘Dame tu cosita’ është sfida më e re e rrjeteve sociale. Njerëzit përgjithësisht të veshur me jeshile marrin përsipër të kopjojnë lëvizjet që bën alieni i famshëm i cili qëndron gjithnjë në anën tjetër të videos.

Qëllimi është që lëvizjet e kërcimtarëve të jenë identike me atë të balerinit të çuditshëm jeshil.

Duket se që prej fundit të muajit shkurt kjo lloj sfide po çmend të gjithë përdoruesit e Instagram-it. Edhe nëse as nuk e keni patur ndërmend të kërcenit, ‘Dame tu cosita’ është një miks i gjallë ndjesish. Aq sa të hipnotizon, të bën dhe nervozë sepse në fund të fundit lëvizjet nuk janë dhe aq të thjeshta sa mund të ngjajnë.

Versioni i parë i kësaj krijese që kërcen po me këtë këngë është bërë në 2015-ën, por 3 vite më vonë erdhi super i përmirësuar dhe gati për tu kthyer në videon trend të momentit.