JU ZBULUAM PLANET PËR SHËN VALENTIN/ Ja se si do të festojnë Capital T, Mozzik, Alban Ramosaj dhe Kleoniki – AlpeGossip
JU ZBULUAM PLANET PËR SHËN VALENTIN/ Ja se si do të festojnë Capital T, Mozzik, Alban Ramosaj dhe Kleoniki

JU ZBULUAM PLANET PËR SHËN VALENTIN/ Ja se si do të festojnë Capital T, Mozzik, Alban Ramosaj dhe Kleoniki

Më pak se dy javë na ndajnë nga 14 shkurti dhe këtë herë nuk do të flasim për surprizat që keni planifikuar për partnerët. Në ditën e dashurisë, këngëtarët shqiptarë kanë vendosur që të bëjnë dhuratat më të bukura për fansat e tyre.

Capital T është kujdesur që të sjellë gjithë atmosferën romantike të mundshme në këngën e re që pritet të publikohet në 14 shkurt. Reperi ka udhëtuar drejt Parisit, për të realizuar klipin e radhës. “Gjeje titullin”, ka shkruar ai poshtë fotos bardh e zi, për të nxitur kështu edhe më shumë kurreshtjen e fansave.

Në postimin e fundit, Mozzik shihet në një skenë plot me lule të kuqe, që do të jetë pjesë e projektit i cili pritet të publikohet ditën e Shën Valentinit. Këngëtari ka shkruar se diçka e madhe po vjen, duke u kujdesur që pas hiteve “Dhelpër dinake” dhe “Edhe ti”, të mos i lërë ndjekësit pa një surprizë në muajin e dashurisë.

Niki Delijorgji dhe Alban Ramosaj bënë shumë zhurmë në rrjet, kur vendosën që këngën e tyre të parë sëbashku ta lajmëronin në një mënyrë të veçantë. Nëpërmjet një strategjie argëtuese në Instagram, ata i shtynë ndjekësit të mendonin se Niki ishte shtatzënë, për të shpjeguar më pas se e gjithë kjo simbolizonte ‘lindjen’ e një projekti të përbashkët. Një punë me kaq dashuri, Niki dhe Albani kanë vendosur ta publikojnë me 14 shkurt.

Kështu, ditën e Shën Valentinit dhuratat i presim edhe nga emrat e njohur të showbizit. Një zgjedhje e veçantë, apo jo?