NË TELEVIZION/ Ja si e kaloi Kastro Zizo periudhën më të vështirë të fëmijërisë – AlpeGossip
NË TELEVIZION/ Ja si e kaloi Kastro Zizo periudhën më të vështirë të fëmijërisë

NË TELEVIZION/ Ja si e kaloi Kastro Zizo periudhën më të vështirë të fëmijërisë

Është ndër artistët më rebelë, ndër të paktët që bën diferencën. Ai që shpesh është bërë kryefjalë e lajmeve të showbizit, jo vetëm për stilin e tij, por dhe për deklarata që kanë shkaktuar shumë zhurmë – pikërisht ai, duket se që në fëmijëri është shoqëruar nga dëshira për të bërë diçka ndryshe.

Ose të paktën, këtë të shtyn të mendosh postimi i fundit që ka ndarë me ndjekësit në rrjet. Kastro Zizo ka publikuar një foto nga 1997, kohë kur Shqipëria nuk njihet për periudhën më të mirë të mundshme. Me mikrofon në dorë, në emisionin “4+”, Kastro shihet në moshë fare të vogël. “Në fillimet e “karrierës”!”, ka shkruar ai, ndërsa me humor ka vënë në dukje edhe diçka tjetër: “Kur të gjithë bënin ‘plumba’, unë bëja televizion.”

E në fakt, pjesëmarrja në ekran nuk ishte ndër zgjedhjet e para që sidomos të vegjëlit do preferonin asokohe, por duket se pasioni për televizionin nuk e ka penguar Kastron të ndjekë pasionet e tij. Kujtim i bukur ky për artistin.