NUK FILLOI DJE/ Ish-shoqja përndjek prej muajsh Jonida Maliqin (FOTO) – AlpeGossip
NUK FILLOI DJE/ Ish-shoqja përndjek prej muajsh Jonida Maliqin (FOTO)

NUK FILLOI DJE/ Ish-shoqja përndjek prej muajsh Jonida Maliqin (FOTO)

Që prej ditës së djeshme blogerja Alba Danaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një postimi në Instagram ku i drejtohej Jonida Maliqit. Këngëtarja e ftuar në “Klanifornia” u shpreh që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla dhe kjo deklaratë duket se nuk i pëlqeu Albës e cila shpërtheu ndaj Jonidës publikisht: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Alba i drejtohet Jonidës, por prej muajsh ka patur postime e komente të tilla kundër këngëtares.

Fustanin që Jonida veshi në “Këngën Magjike”, Alba e cilësoi “fustan halloweeni”.

Por edhe kur Olti Curri në një postim shkruante: “Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, Alba komentoi: “Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”

“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ktheu Olti dhe komentet mes blogeres dhe ndjekësve vazhduan si më poshtë.

Me sa duket nga postimet ish mikesha e përndjek prej muajsh në rrjetet sociale Jonidën.

Ndërkohë me postimet e saj, Jonida ka theksuar se deklarata e ish-mikeshës është gënjeshtër “Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë”, shkruante Jonida.