HISTORIA PËRSËRITET! Dy shqiptarë në “Eurovision 2020” – AlpeGossip
HISTORIA PËRSËRITET! Dy shqiptarë në “Eurovision 2020”

HISTORIA PËRSËRITET! Dy shqiptarë në “Eurovision 2020”

Zyrtarisht, Gjon’s Tears do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2020. Lajmin që u aludua në media e konfirmoi vetë Gjoni në Instagram, ku shkruan “Shihemi së shpejti Eurovision. Ndonjëherë thashethemet janë të vërteta. Le të shkojmë në Rotterdam.”

Historia përsëritet: 2 shqiptarë në Eurovision

Nuk është hera e parë që në skenën e Eurovision-it, pavarësisht se për shtete të ndryshme, ngjiten konkurrentë me origjinë shqiptare. Në 2018-s, qenë Eugent Bushpepa (Mall), Eleni Foureira (Fuego, Qipro) dhe Ermal Meta me (Non mi avete fatto niente, Itali).

Këtë vit, përpos Arilenës me “Shaj”, do të jetë edhe Gjoni me “Répondez-moi” (M’u përgjigj). Pritet që në skenë të mos jenë dy, por tre shqiptarë pasi përflitet se Inis Neziri do të përfaqësojë San Marinon. E kontaktuar nga Anabel.al pak kohë më parë, ajo preferoi të mos komentonte. Emri i saj u përfol fill pas zërave se San Marino mund të përfaqësohej nga Elvana, zëra të cilat u mohuan nga burime pranë këngëtares, të kontaktuar nga Anabel.al.

Përsa i përket Gjonit, Gjon’s Tears është emri i artit i Gjon Muharremit. Gjoni ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. Pak kohë më parë, ai publikoi një këngë të quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të The Top List. 9 vite më parë, ai mori pjesë në Albania’s Got Talent dhe në shkurt të 2019-s ishte pjesëmarrës në The Voice of France.

Kënga e tij “Répondez-moi” flet për drama jetësore, të cilat kërkojnë të marrin një përgjigje.