NË DITËN E LINDJES/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËN E LINDJES/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë (FOTO)

NË DITËN E LINDJES/ Këngëtarja shqiptare zbulon se është shtatzënë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi ditën e sotme ka ditëlindjen, por ka një arsye më shumë për të festuar. Ryva është shtatzënë, në pritje të femijes së dytë dhe këtë e ka zbuluar vetë me një postim në Instagram. Këngëtarja ka publikuar dy foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka shkruar disa fjalë mjaft të ëmbla për bebushin.

“Gëzimi i një nënë fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda…kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurr vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në këtë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbël”, shkruan këngëtarja.

“Prive.al” ka mësuar se Ryva është në muajin e shtatë dhe këtë herë do të bëhet nënë e një djali.