Gazetarja dhe prezantuesja e njohur Sonila Meço duket se këtë vit i është drejtuar malit për të shpëtuar nga vapa e kryeqytetit. Meço së bashku me familjen e saj prej disa kohësh shkojnë shumë shpesh në Dardhë të Korçës, duke shijuar qetësinë dhe freskinë që ai vend të ofron.
Edhe pse të gjithë ankohemi për temperaturat e larta, Sonila ka postuar një foto ku shihet e veshur me një bluze shumë të ngohtë në material leshi, duke ju përshtatur klimës së atij vendi.
Ndërkohë, marka e njohur ‘MiuMiu’ ka dhënë shenjat e para se bluzat në këtë material do të jenë sërish tendencë për periudhën vjeshtë-dimër. Prezantuesja me përzgjedhjen e saj duket se i ka paraprirë trendit të bluzave të ngrohta për stinën e ftohtë të dimrit duke na kujtuar të gjithëve se duhet t’i ruajmë bluzat e leshit që mund të kemi në garderobën tonë.