KORONAVIRUSI/ Sa jeton virusi tek këpucët, në rrugë, veshje dhe sipërfaqe të tjera – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Sa jeton virusi tek këpucët, në rrugë, veshje dhe sipërfaqe të tjera

KORONAVIRUSI/ Sa jeton virusi tek këpucët, në rrugë, veshje dhe sipërfaqe të tjera

Sa shumë mund të qëndrojë coronavirusi nëpër sipërfaqe dhe a përbën rrezik? Në rrjete sociale (WhatsApp), në Itali dhe jo vetëm po qarkullon një audio që i këshillon njerëzit të përdorin vetëm një palë këpucë për të dalë jashtë, me qëllim që kur të kthehen t’i lënë jashtë derës sepse sipas kësaj teori, virusi mund të jetojë deri në 9 ditë në asfaltin e rrugëve.

Ky mesazh është bërë viral nëpër internet, në të gjithë Italinë, por sa e vërtet është kjo?  Ekspertë të sëmundjeve virale nga universiteti Statale i Milanos, shpjegon:

“Eshtë e vërtet që virusi mund të mbijetojë për disa ditë nëpër sipërfaqe, por ne duke dalë sërish dhe duke e bashkuar me papastërtira të tjera, e përsërisim atë. Bakteret që gjenden jashtë, yndyrnat dhe gjithçka tjetër krijojnë mjedis të favorshëm për këtë virus dhe të tjerët, por gjithsesi le të tregohemi të qartë. Propabiliteti që të infektoheni nga stërkalat e dikujt të infektuar dhe që është kollitur apo ka teshtirë në rrugë dhe pastaj, pasi të keni prekur këpucët të fusni duart në gojë apo të prekni fytyrën, është i ulët. Le të jemi realist. Po, kujdes duhet treguar në sipërfaqe që ne prekim me duar, si pulsantët e ashensorëve përshembull.”

Pra, këshilla e vetme është mbajtja e distancës nga njëri tek tjetri dhe në rast se teshtini apo kolliteni mos harroni të vendosni bërrylin para. Kështu nuk përhapni bakterin nëpër sipërfaqe apo tek dikush tjetër.

Po me veshjet ç’duhet bërë?

Edhe në këtë rast, frika është e ekzagjeruar sipas ekspertëve. Për t’u ndjerë më të sigurt, kush do mund ta nxjerrë xhaketën a pallton për ajrosje. Për t’u infektuar, duhet që dikush të ketë lënë xhaketën në një sipërfaqe të infektuar dhe pasi ta ketë veshur sërish, duart t’i vendosë në gojë. Në të tillë situatë, kjo duket paksa e pamundur, kështu që vlen prap këshilla e parë. Mbani distancën e këshilluar.

Po në supermarket?

Shumë njerëz pyesin nëse duhet të kenë frikë për produktet që marrin nëpër markete. A duhet të dezinfektohen të gjitha? Mjekët thonë se edhe këtu vlen sërish e njëjta gjë. Mos fusni duart në gojë apo të prekni fytyrën. Menjëherë pas pazarit lajini mirë me sapun. Deri më tani, nuk është e nevojshme që të dezinfektohet qesja apo produktet një e nga një.

Burimi: Corriere della Sera