Të martën e 14 janarit, çifti shumë i dashur për publikun, Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë të cilit dyshja i vendosën emrin e veçantë Duam.
Vogëlushja Ameli është bërë me vëlla dhe sot ka bërë shëtitjen e parë me të. Miriami ka publikuar foton më të ëmbël në llogarinë e Instagramit, ku shihet Ameli e qeshur duke shtyrë karrocën e të vëllait.
“Shetitja e pare moter e vella”, shkruan këngëtarja krahas fotos, e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.