KORONAVIRUSI E IZOLOI NË SHTËPI/ Luana Vjollca tregon çdo të ndodhë me emisionin e ri të saj – AlpeGossip
KORONAVIRUSI E IZOLOI NË SHTËPI/ Luana Vjollca tregon çdo të ndodhë me emisionin e ri të saj

KORONAVIRUSI E IZOLOI NË SHTËPI/ Luana Vjollca tregon çdo të ndodhë me emisionin e ri të saj

Pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca po punonte për një emision të ri. Ai mban titullin “Take me out” dhe një format i tillë vjen për herë të parë në Shqipëri. Nëpërmjet intervistave dhe postimeve në rrjetet sociale moderatorja ka thënë se emisioni ka shumë surpriza dhe ne së bashku me të mezi po prisnim të niste transmetimi.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe për shkak të Koronavirusit emisioni do të shtyhet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luana në emisionin “Ftesë në 5” ku tha se emisioni i saj i ri do të nisë menjëherë pasi situata të normalizohet. E emocionuar, moderatorja tregoi se mezi po pret t’i kthehet ekranit.