I ATI MJEK NË PENSION U KTHYE NË DETYRË/ Dj shqiptar reagon i prekur: Po luftojnë për ne (FOTO) – AlpeGossip
I ATI MJEK NË PENSION U KTHYE NË DETYRË/ Dj shqiptar reagon i prekur: Po luftojnë për ne (FOTO)

I ATI MJEK NË PENSION U KTHYE NË DETYRË/ Dj shqiptar reagon i prekur: Po luftojnë për ne (FOTO)

I ati i Dj të njohur  Vik Kraja, i është përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe duke iu kthyer detyrës si mjek në spitalin Infektiv.

Ndonëse ka dalë prej vitesh në pension ai e ka ndjerë si detyrë morale që të kthehet në punë dhe t’u vijë në ndihmë të gjithëve në këtë situatë të vështirë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kraja nëpërmjet një postimi prekës në Instagram ku u bën thirrje të gjithëve për të bërë durim.

“Heronjtë e së nesërmes!

Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po t’i mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.

Dhe ne s’na rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan DJ Viki.

Ditën e djeshme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se rreth 3 mijë mjekë dhe studentë i janë bashkuar thirrjes për të shërbyer në rast nevoje kundër COVID-19.

Në këto ditë sensibilizimi ka qenë i lartë dhe mjekët janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar jetë.