“NJË KTHIM MBRAPA NË KOHË”/ Për kë e ka marrë malli Capital T në këto ditë karantine (FOTO) – AlpeGossip
“NJË KTHIM MBRAPA NË KOHË”/ Për kë e ka marrë malli Capital T në këto ditë karantine (FOTO)

“NJË KTHIM MBRAPA NË KOHË”/ Për kë e ka marrë malli Capital T në këto ditë karantine (FOTO)

“Një kthim mbrapa në kohë. ‘The world is mine tour’ në 2017 me performancë anembanë botës që po ta shohësh duket afër, por në fakt kanë kaluar 3 vite. Po më mungon të jem në skenë e afër njerëzve të mi. A ju ka marrë malli dhe ju të kënaqeni bashkë me mua? Ku ndodheni për momentin dhe ku do kishit dëshirë të më shikonit në koncert?”, ka shkruar këngëtari krah postimit të fundi.

Me siguri kjo periudhë e ka bërë mjaft nostalgjik Capital T, sepse vetëm pak ditë më parë ai rikujtoi për të gjithë edhe koncertin e mbajtur në muajin shtator të vitit që lamë pas në Tiranë, i quajtur ‘Time Capsule’.