KORONAVIRUSI/ I karantinuar për shkak të COVID-19, Mozzik tregon si e kalon ditën (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ I karantinuar për shkak të COVID-19, Mozzik tregon si e kalon ditën (FOTO)

KORONAVIRUSI/ I karantinuar për shkak të COVID-19, Mozzik tregon si e kalon ditën (FOTO)

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, artistët i kanë anulluar të gjitha koncertet.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Moziik, i cili këto ditë karantinimi po i kalon me familjen në Kosovë.

Ditët e fundit, reperi ka kaluar pjesën më të madhe në natyrë, ndërsa sporti që po e aplikon më së shumti është çiklizmi.

Madje, këtë gjë ai thotë se do ta bëjë derisa të vijë koha e koncerteve, kurse uron që sa më shpejt të kalojë kjo situatë.

“E deri të vjen koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport  Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë ! Sot çiklizëm#30KM”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik, është “Auf Ëiedersehen”, të cilën ia dedikoi tregut gjerman.