Luana Vjollca sfidon hapur Kim Kardashian, ja se si… (VIDEO) – AlpeGossip
Luana Vjollca sfidon hapur Kim Kardashian, ja se si… (VIDEO)

Luana Vjollca sfidon hapur Kim Kardashian, ja se si… (VIDEO)

Luana Vjollca është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar e më simpatike të ekranit të cilën e shohim në emisionin e saj ”Pa Limit”. Luana është gjithashtu një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale e sidomos në ”Instagram”.

Në postimin e saj të fundit bukuroshja e ekranit është shfaqur me një look të ri me të cilin do e ngatërronim mjaft lehtë me Kim Kardashian.

Kim Kardashian është një ndër femrat më me influencë në botë.

Çdo gjë që ajo vesh, çdo ngjyrë e re flokësh kthehet në trend dhe të gjitha vajzat e ”kopjojnë”. Një ndër personazhet shqiptare, që preferojnë të duket si ajo është edhe Luana Vjollca. Nisur edhe nga format trupore pak a shumë të ngjashme me të, Luana jo rrallë herë është shfaqur si Kim.

Ajo do të na vijë sërish në versionin Kim Kardashian, por bjonde këtë të shtunë në emisionin ”Shiko Kush Luan”, me një fund ngushtë pas trupi dhe me një kanatiere bezhë.

Përveç se na zbuloi se si do të duket ajo këtë puntatë ka zbuluar edhe të ftuarit, duke premtuar se do të jetë super argëtim.