“ËSHTË DASHURIA IME MË E RE”/ Familja e Marinës dhe Getoarit sapo u shtua me anëtarin e ri më të adhurueshëm (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË DASHURIA IME MË E RE”/ Familja e Marinës dhe Getoarit sapo u shtua me anëtarin e ri më të adhurueshëm (FOTO)

“ËSHTË DASHURIA IME MË E RE”/ Familja e Marinës dhe Getoarit sapo u shtua me anëtarin e ri më të adhurueshëm (FOTO)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të publikut, të cilët pas dasmës vendosën që të jetojnë në Tiranë.

Por në këto ditë karantine, ata kanë menduar që familja e tyre të zgjerohet me një anëtar të ri dhe nuk mund të ishte më i adhurueshëm se kaq.

Ajo quhet Mini dhe është një mace e bukur ngjyrë gri e racës “British shorthair”.

“Mini është dashuria ime më e re”, ka shkruar Marina Vjollca tek postimi që ka hedhur në InstaStory.

Mesa duket Mini qenka një dhuratë nga një mikeshë e saj, e cila e ka etiketuar.

“Të dua shumë shpirti im. Më ke bërë pafund happy”, është shprehur Marina për të.

Macet “British shorthair” përshkruhen si mace shumë besnike dhe të dashura.

Mini me siguri do i gëzojë shumë Marinën dhe Getin dhe do ua bëjë karantinën më argëtuese.

Ndërkohë, koronavirusi nuk e ka ndalur Marinën që të vazhdojë punën me emisionin “Klanifornia” çdo të shtunë.