KARANTINA MBAROI/ Por Hueyda El Saied nuk del jashtë: Jam e zhgënjyer (VIDEO) – AlpeGossip
KARANTINA MBAROI/ Por Hueyda El Saied nuk del jashtë: Jam e zhgënjyer (VIDEO)

KARANTINA MBAROI/ Por Hueyda El Saied nuk del jashtë: Jam e zhgënjyer (VIDEO)

Artistja shqiptare Hueyda El Saied prej kohësh jeton në Luksemburg dhe tani është e lirë për të dalë pasi karantina ka marrë fund. Mirëpo Hueyda shprehet se është e zhgënjyer dhe nuk ka për të dalë.

Në videon e publikuar në Instagram, ajo tregon disa arsye pse e ka marrë këtë vendim dhe do t’ju bëjë të qeshni.

“E dala nuk ka më lezet, më pëlqente kur dilja si klandestine, me frikën se do të më ndalonte policia. E dyta mbarimi i karantinës më ka zhgënjyer. Unë mendoj se në fillim duhet të kishin lënë të dilnin meshkujt e pashëm dhe femrat normale si unë. Dhe pas një ose dy muaji të liheshin ato vajza që gjatë karantinës u ushtruan dhe nuk kanë shtuar asnjë kilogram. Së treti, nuk kam dalë se teksa bëra sport për t’u dobësuar dëmtova një brinjë dhe mezi marr frymë. Por nesër do të dal se dua të vendos atë maskën që të merr frymë, por të bën të dukesh misterioz”, shprehet Hueyda.

View this post on Instagram

Fun 🙂

A post shared by Hueyda El Saied (@hueyda_artwork) on