NË SHTËPINË E GAZ PAJËS/ Aktori ndihmon Irën me punët e shtëpisë (FOTO) – AlpeGossip
NË SHTËPINË E GAZ PAJËS/ Aktori ndihmon Irën me punët e shtëpisë (FOTO)

NË SHTËPINË E GAZ PAJËS/ Aktori ndihmon Irën me punët e shtëpisë (FOTO)

Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira prej dy muajsh janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre duke zbatuar të gjitha rregullat në këtë kohë pandemie.

Pak kohë më parë në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”. Gazi tregoi se karantina ka anët e saj pozitive pasi po kalon më shumë kohë me djalin dhe po zbulon pasione të reja.

Gazi u shpreh se zgjohet përditë me dëshirën për t’u marrë me lulet ndërsa Ira tha se i pëlqen shumë gatimi dhe po provon të gatuajë pjata të reja.

Së fundmi aktori ka postuar një foto ku tregon se e ndihmon Irën me punët e shtëpisë duke larë enët. “Sa bukur pamja kur laj enët”, shkruan Gazi krah fotos ku shihet dritarja e shtëpisë.