NË SHTËPINË E BIETËS DHE ALBANIT KA FESTË/ Kroi feston ditëlindjen dhe mori surprizën më të bukur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NË SHTËPINË E BIETËS DHE ALBANIT KA FESTË/ Kroi feston ditëlindjen dhe mori surprizën më të bukur (FOTO+VIDEO)

NË SHTËPINË E BIETËS DHE ALBANIT KA FESTË/ Kroi feston ditëlindjen dhe mori surprizën më të bukur (FOTO+VIDEO)

Sot, vogëlushi i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroi, mbush 3 vite nga ardhja në jetë.

Koha ka kaluar shpejt dhe Bieta përshkruan emocionet e bukura me të birin që në momentin që është bërë nënë.

“Sot 3 vite ne, ne krahet e njeri-tjetrit, kutpoj shume mire te gjitha nenat qe kane sjelle ne jete femije dhe ua uroj me shpirt atyre qe akoma nuk kane kaluar neper keto shtigje emocionesh 💕 thjesht, dashuri 😍”- shkruan Bieta krahas fotove me të birin.

Ajo dhe Albani e kanë surprizuar të voglin me një tortë e cila kishte lodrat e tij të preferuara dhe në oborrin e shtëpisë i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Teks prindërit i këndojnë, 3-vjeçari është totalisht i fokusuar tek torta dhe nis ta hajë pa fryrë ende qirinjtë.

“3 vjeç, 3 shoka 😍 Kroi, Tow Truck and The police car ❤️ Ps. ne kendojme, Artushi ha torten 😁”- janë fjalët e mami Bietës krahas videos së ëmbël të familjes që feston.