NË DITËT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Jonida Vokshi tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Jonida Vokshi tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

NË DITËT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Jonida Vokshi tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Aktorja bukuroshe Jonida Vokshi shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë dhe po pret me padurim ta marrë në krahë të bijën. Ajo dhe Besniku dëshironin janë shumë të lumtur që do bëhen me vajzë dhe madje e kanë menduar edhe emrin, të cilin e kanë lënë surprizë për ta zbuluar ditën kur ajo do të vijë në jetë.

Jonida është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe sot postuar një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa ndodhet në ballkonin e shtëpisë.

“Vajza do të vijë shumë shpejt dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që është vajzë. Kishim shumë dëshirë të kishim një vajzë dhe Zoti na e plotësoi. Unë dhe Besniku mezi po e presim të vijë në jetë”, ka thënë Jonida.

E pyetur si po e kalon vetëkarantinimin me bashkëshortin, aktorja ka treguar: “Kjo situatë erdhi papritur, por po rezulton një sfidë e suksesshme për mua dhe Besnikun pasi deri tani akoma nuk i kemi ‘nxjerr thikat’. Edhe ne si gjithë të tjerët po mundohemi të krijojmë një kohë cilësore, ta shfrytëzojmë qëndrimin në shtëpi për të gjithë ato gjëra që i kishim lënë pas dore. Mundohemi të alternojmë të gatuarit, pazaret, po i kushtojmë vëmendje projekteve. Në këtë mënyrë sapo të dalim nga shtëpia do i kemi gati disa gjëra”.