NDËRKOHË QË MOZIK ÇMALLEJ ME TË BIJËN/ Loredana bën postimin e çuditshëm (FOTOT) – AlpeGossip
NDËRKOHË QË MOZIK ÇMALLEJ ME TË BIJËN/ Loredana bën postimin e çuditshëm (FOTOT)

NDËRKOHË QË MOZIK ÇMALLEJ ME TË BIJËN/ Loredana bën postimin e çuditshëm (FOTOT)

Pas 3 muajsh Mozzik ka udhëtuar më në fund drejt Zvicrës për t’u takuar me të voglën e tij Hana, të cilën nuk e kishte takuar për shkak të izolimit nga pandemia.

Reperi ka publikuar dje disa foto të ëmbla me vajzën e tij, me të cilën po çmallej pas kaq shumë kohësh.

Në Instastory, ai publikoi foto me Hanën, të dy të veshur atlete matchy-matchy me njëri-tjetrin. Në një tjetër foto, Mozzik shfaqet pranë vaskës teksa e vogla bën dush, ndërsa të dy shihen me dashuri.

Por ndërkohë që Mozzik çmallej me të bijën, Loredana bëri një postim mjaft të çuditshëm në Instastory.

Ajo publikoi një foto, në të cilën shkruante “Më mungon shumë”, dhe të gjithë nisën të mendojnë se e ka me ish-partnerin.

Në fakt Loredana ka dashur ndoshta të tregojë mungesën e madhe që ndjen për të voglën Hana, e cila po shijonte disa momente me të atin larg të ëmës! Me sa vumë re, Loredana nuk e shoqëronte ish-in teksa ai çmallej me Hanën e vogël!

Të ketë qenë për këtë arsye?