“BEBI ËSHTË I MIRËPRITUR”/ Romeo dhe Donaldi flasin për planet për t’u bërë baballarë (FOTO) – AlpeGossip
“BEBI ËSHTË I MIRËPRITUR”/ Romeo dhe Donaldi flasin për planet për t’u bërë baballarë (FOTO)

“BEBI ËSHTË I MIRËPRITUR”/ Romeo dhe Donaldi flasin për planet për t’u bërë baballarë (FOTO)

Romeo dhe Donaldi ishin të ftuar sot në “Pop Culture” dhe gjatë intervistës me Dojna Memën, si rrallëherë folën për lidhjet e dashurisë me dy vajzat e famshme të showbizit, Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin. Sigurisht edhe këtë herë vëllezërit u treguan të rezervuar duke mos përmendur emra, megjithatë lanë të kuptohej se janë shumë të lumtur.

Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë goxha të zonjën, pranoi që ishin bashkë në jug “rastësisht” dhe se i pëlqen ta surprizojë me lule.

Ndërsa Donaldi u shpreh se i pëlqen shumë kur bie “Borë”.

Gjatë intervistës, Bora i pyeti aktorët edhe se kush prej tyre do bëhet baba i pari. Romeo dhe Donaldi treguan se nuk kanë bërë plane, por e mirëpresin një beb nëse ndodh.

“Nuk e di, kur të vijë, të vijë. S’kam bërë plane. Varet edhe personi që ke në krah, sa siguri të jep, siguria është kryesorja”, u përgjigj Donaldi.

“Nëse ndodh, ndodh dhe është i mirëpritur”, tha Romeo dhe shtoi duke qeshur: “Apo s’është dhe kjo periudha që kanë rënë të gjitha me barrë”./Xing.al