KORONAVIRUSI/ Bëri tamponin për COVID-19, del përgjigjja e analizës së Afërdita Dreshajt (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Bëri tamponin për COVID-19, del përgjigjja e analizës së Afërdita Dreshajt (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Bëri tamponin për COVID-19, del përgjigjja e analizës së Afërdita Dreshajt (FOTO)

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së fundmi drejt Miamit së bashku me partnerin e saj, Jakub Kindl, për të festuar përvjetorin e dytë të martesës së tyre.

Dyshja qëndroi në të njëjtin hotel ku zhvilluan ceremoninë e kurorëzimit dhe duket se gjithçka shkoi mirë e bukur, deri në momentin kur Afërdita dyshoi se ishte infektuar me Covid-19.

Nuk e dimë nëse ka pasur simptoma apo kontakt me persona të infektuar, por këngëtarja ka bërë tamponin për të hequr merakun e saj.

Ajo ka ndarë në InstaStory rezultatet e analizës, e cila për fat të mirë ka rezultuar negative nga Covid-19.

Afërdita nuk ka treguar nëse këtë test e ka kryer edhe bashkëshorti i saj çek dhe nëse po, ç’rezultate ka pasur analiza e tij.

Megjithatë, i urojmë çiftit shëndet dhe sa më larg koronën!