JONIDA MALIQI DHE DAFINA ZEQIRI ME TË NJËJTËN VESHJE/ Dëshmuan edhe një herë pse janë të preferuarat kur flitet për stil (FOTOT) – AlpeGossip
JONIDA MALIQI DHE DAFINA ZEQIRI ME TË NJËJTËN VESHJE/ Dëshmuan edhe një herë pse janë të preferuarat kur flitet për stil (FOTOT)

JONIDA MALIQI DHE DAFINA ZEQIRI ME TË NJËJTËN VESHJE/ Dëshmuan edhe një herë pse janë të preferuarat kur flitet për stil (FOTOT)

Ditën e djeshme, “Në kurthin e Piter Pan” Dafina Zeqiri u shfaq me një xhaketë të gjatë të zezë të ‘Balmain’. Detajet e qendisjes me fije ari ishin ato çka e bënin veshjen edhe më të veçantë.

Por, kjo nuk është hera e parë që e shohim këtë zgjedhje. Në një nga setet e fundit fotografike, Jonida Maliqi ‘e prezantoi’ për herë të parë xhaketën e ‘Balmain’. Ndryshe nga Dafina, Jonida ka preferuar ta kombinojë me bizhuteri në pjesën e dekoltesë. Ndërsa Duffye është mjaftuar me tatuazhin në kraharor, i cili dallonte edhe më shumë nga prerja e hapur e xhaketës.

Modele të përngjashme nga e njejta firmë arrijnë shifra nga 2000 deri në 4000 dollarë, sipas faqes zyrtare të emrit prestigjoz. Detajet e shumta, në kontrast me të zezën janë mesa duket ato që kanë tërhequr vëmendjen e dy këngëtareve shqiptare. Jonida gjithmonë është cilësuar si ‘mbretëresha’ e stilit, ashtu sikurse Dafina ka eksperimentuar në maksimum me modele dhe kombinime ngjyrash të guximshme.