SI DO JETË RAPORTI I ALBANIT DHE FLORIT NË PLEQËRI? FOTO e tyre shkakton mjaft të qeshura – AlpeGossip
SI DO JETË RAPORTI I ALBANIT DHE FLORIT NË PLEQËRI? FOTO e tyre shkakton mjaft të qeshura

SI DO JETË RAPORTI I ALBANIT DHE FLORIT NË PLEQËRI? FOTO e tyre shkakton mjaft të qeshura

Dy nga kantautorët më të suksesshëm në vendin tonë, Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi, kanë qenë pjesë e ditëlindjes së Arilena Arës disa ditë më parë.

Nga ditelindja ata kanë ndarë shumë foto e video gazmore, duke treguar edhe për “rivalitetin” e tyre, duke qenë se janë të dy mjaft të suksesshëm. Ata kanë premtuar se do të vijnë edhe me një bashkëpunim, edhe pse me humor janë shprehur se akoma nuk e dinë kush do ta shkruajë këngën.

Ndërsa së fundmi Flori ka ndarë shpërndarë një foto në krah në Albanit që ka shkaktuar mjaft të qeshura. Me një aplikacion që i ka shndërruar dy të moshuar, Flori na tregon për ‘pleqërinë’ e tyre.

“Akoma dhe në këtë moshë vazhdon më tregon këngën e re , më fal ishte reagim spontan 😂 se bëjmë dot! Ndoshta dhe mosha. Shihni mire foton vazhdon më thotë ejjj o Florim po dëgjoje dëgjoje pëk këngën time të 1873. Tani që kujtohem po unë nuk dëgjoja mirë në rini jo më tani në këtë moshë prandaj po shkrihesha ndërkohë që luante një balade prekëse 😁”- shkruan Flori në Instagram.

Kjo foto ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit e tyre, që pa dyshim e duan shumë artin dhe humorin e dy këngëtarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri