ËSHTË GATI ME NJË PROJEKT/ Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm dhe po “gatuan” një hit të ri – AlpeGossip
ËSHTË GATI ME NJË PROJEKT/ Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm dhe po “gatuan” një hit të ri

ËSHTË GATI ME NJË PROJEKT/ Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm dhe po “gatuan” një hit të ri

Ghetto Geasy i është futur prej pak kohësh punës dhe ka gatuar në studio hite që ne të gjithë mezi presim t’i dëgjojmë.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të tij nga studio dhe mesa duket është gati për ndonjë projekt të ri muzikor.

“Me shokun”, ka shkruar Geti krahas fotos së publikuar ku si duket i referohet mikrofonit. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për atë që po regjistron dhe të gjithë janë sy e veshë për atë që do të sjellë reperi.

Nuk dihet nëse kënga do të jetë “solo” apo një bashkëpunim i radhës.

Vlen të përmendet se dyshja Majk dhe Getoar Selimi kanë një numër të madh hitesh dhe kur ata bëhen bashkë suksesi është i garantuar.

Nga “S’jena mo” tek “Ajo”, “Malena” e deri tek bashkëpunimet me çunat e tjerë të Babastars, projektet e tyre numërojnë miliona klikime.

E kështu ndodhi edhe me këngën e fundit që publikuan për verë “Je t’aime”, që numëron mbi 21 milionë klikime.

Kujtojmë se Majk na bëri me dije disa muaj më parë, se ata kanë ndërmend të sjellin edhe një album së bashku.

Pjesë e tij do jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars, teksa sipas autorit të hitit “Dynja”, albumi mund të publikohet në stinën e dimrit.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.