“NDIHEM ME FAT QË KËNDOJ MUZIKËN TËNDE”/ Klajdi Haruni kujton bashkëpunimin e parë me Florin (FOTO) – AlpeGossip
“NDIHEM ME FAT QË KËNDOJ MUZIKËN TËNDE”/ Klajdi Haruni kujton bashkëpunimin e parë me Florin (FOTO)

“NDIHEM ME FAT QË KËNDOJ MUZIKËN TËNDE”/ Klajdi Haruni kujton bashkëpunimin e parë me Florin (FOTO)

Përpara më shumë se tre vitesh, Klajdi Haruni ishte një nga emrat që ju shtua skenave të muzikës shqiptare. Fama nisi me ‘Mamica’ dhe nga këngët ritmike këngëtari eksperimentoi me baladat. Ditën e sotme ai ka zgjedhur të kujtojë bashkëpunimin e parë me Flori Mumajesin, kolegun dhe mikun e tij më të mirë.

Afërsisht 4 vite nga publikimi i këngës së parë së bashku me titullin “Lutem unë sot”, Klajdi ka shkruar pak fjalë për projektin në fjalë dhe punën me Florin.

“E dua aq shumë këtë këngë. Është dashuri e parë, është nga ato këngët që nuk vdes kurrë sado vite të kalojnë…

Ndihem shumë me fat Flori Mumajesi që këndoj muzikën tënde, muzikën që buron nga shpirti, pa shumë filozofi, me fat që e kam nisur me ty këtë rruge, që mësoj e rritemi çdo ditë, në ditë të mira, por edhe kur ditët janë të vështira, ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin”,-ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë se miqësia mes Florit dhe Klajdit është e hershme. Ndër vite ata kanë realizuar shumë këngë së bashku, ndër to edhe hitin ‘Karma’.