A DO TË JETOJE ME NJË PARTNER GJITHË JETËN?! Nevina Shtylla flet pas zërave për ndarjen nga juristi (FOTO) – AlpeGossip
A DO TË JETOJE ME NJË PARTNER GJITHË JETËN?! Nevina Shtylla flet pas zërave për ndarjen nga juristi (FOTO)

A DO TË JETOJE ME NJË PARTNER GJITHË JETËN?! Nevina Shtylla flet pas zërave për ndarjen nga juristi (FOTO)

Nevina Shtylla është pro martesës dhe të pasurit të një partneri gjatë gjithë jetës!

Duke folur sot për rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ajo nuk iu shmang pyetjes “A do të jetonit me një partner gjithë jetën”.

Moderatorja simpatike tregoi se një partner gjatë gjithë jetës, e percepton si një martesë dhe ajo është pro martesës. Por Nevina nuk u shpreh kundër që vajzat të kenë eksperienca të tjera para këtij hapi të rëndësishëm.

“Nëse flasim për një partner gjatë gjithë jetës, unë e perceptoj në një martesë, sepse jam pro martesës. Mendoj që është e shëndetshme që njeriu ta njohë jetën në radhë të parë dhe gjatë jetës së tij, sidomos në moshë të re të ketë një eksperiencë sepse është ende tabu që një vajzë të njihet më shumë se me një djalë gjatë historisë së saj”,tha Nevina.

Kjo deklaratë vjen pas zërave që moderatorja është ndarë nga i dashuri i saj jurist Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja ishte e lidhur prej vitesh.

Ishte pikërisht gjatë emisionit “E diell”, që Nevina la të kuptonte se karantina e kishte gjetur single dhe madje u shpreh se “nuk është çift fare”.

Por në një tjetër puntatë, Manushi e pyeti për unazën që kishte në gisht, duke i kërkuar të sqarojë të gjithë njerëzit që ishin “në merak” për marrëdhënien e saj.

Për këtë arsye, Nevina tregoi unazën para kamerave, duke u shprehur se e ka vendosur pikërisht në gishtin e fejesës që t’u bëjë qejfin personave që e pyesin se kur do të martohet.

Me sa duket moderatorja vijon të jetë e lidhur dhe shumë e lumtur!