NJË KOPJE E BABIT/ Fatma dhe Alfio zbulojnë portretin ëngjëllor të vogëlushit Noah (FOTO) – AlpeGossip
NJË KOPJE E BABIT/ Fatma dhe Alfio zbulojnë portretin ëngjëllor të vogëlushit Noah (FOTO)

NJË KOPJE E BABIT/ Fatma dhe Alfio zbulojnë portretin ëngjëllor të vogëlushit Noah (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë me datë 18 Janar. Në jetë erdhi vogëlushi Noah, i cili iu ka ndryshuar jetën.

Së fundmi, dyshja kanë zbuluar për herë të parë portretin ëngjëllor të djalit të tyre, në një intervistë për “Revistën Who”. Gjatë intervistës, Fatma dhe Alfio kanë treguar se nuk e kishin menduar të bëheshin prindër kaq herët, megjithatë shtatzënia ishte lajmi më i bukur i jetës së tyre.

Fatma tregoi se gjatë kësaj periudhe kanë mësuar shumë gjëra nga Noah, si durimin, një dimension tjetër dashurie, përkujdesjen dhe shumë gjëra të tjera të bukura. “Është e habitshme se si një krijesë kaq e vogël mund të të mësojë çdo ditë shumë gjëra. Na mëson një dimension dashurie tjetër, na mëson durimin, përkujdesjen, na mëson korrektesën, si të rrish pa gjumë dhe të nesërmen ta mbash në krahë a thua ke fjetur dhe je relaksuar gjithë natën, na mëson si të lëvizim në majë të gishtërinjve nëpër shtëpi (buzëqesh). Të gjitha gjërat e bukura na i ka mësuar teksa ne përpiqemi t’ia japim atij”, u shpreh ajo.

Fatma ka publikuar në rrjete sociale foton e kopertinës së revistës dhe ndjekësit janë të mendimit që Noah është një kopje e Alfios.

Fotot e mësipërme nga “Revista Who”