KE PARË ËNDËRR SIKUR JE SHTATZËNË? Ja çfarë kuptimi ka – AlpeGossip
KE PARË ËNDËRR SIKUR JE SHTATZËNË? Ja çfarë kuptimi ka

KE PARË ËNDËRR SIKUR JE SHTATZËNË? Ja çfarë kuptimi ka

Shumica e ëndrrave nuk tregojnë domosdoshmërisht se diçka do të ndodhë në jetën reale. Dhe kjo, është diçka e mirë, deri në momentin që një ëndërr e shohim të na përsëritet shpesh.

Një nga më të zakonshmet është të ëndërrosh sikur je shtatzënë, ndërkohë që në të vërtetë një bebe nuk është në planet e tua të afërta.

Pse e sheh veten shtatzënë kaq shpesh në ëndërr?

1. Kjo ëndërr lidhet me dëshirën tënde për të qenë mama, ose frikën prej shtatzënisë.

Disa njerëz e shohin shpesh këtë lloj ëndrre sepse janë duke menduar për diçka të tillë në jetën e tyre. Dëshpërimisht ti kërkon të jesh shtatzënë dhe këto dëshira shfaqen shpesh në ëndrrën tënde të përsëritur.

Ose, një tjetër mundësi është frika që ti ke prej shtatzënisë. Ndoshta ke mjaftueshëm fëmijë dhe vetëm mendimi i një tjetër bebushi të tremb.

2. Me shumë mundësi, kjo ëndërr nuk lidhet me bebat apo barkun.

Ëndrrat rreth shtatzënisë flasin shumë. Ato janë simbol i krijueshmërisë apo një projekti të madh që është gati të lindë. Kjo ëndërr flet për frikën që ti ke rreth një projekti apo pune të madhe që do të prezantosh.

3. Pavarësisht se çfarë sheh në ëndërr, interpretimi është në dorën tënde!

Bebet përfaqësojnë të renë; lidhjet e reja, projektet e reja apo dhe frikërat që keni brenda vetes.