KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Si e kishte parashikuar Arjola që do të luante në “I love Tropoja” (FOTO) – AlpeGossip
KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Si e kishte parashikuar Arjola që do të luante në “I love Tropoja” (FOTO)

KUR ËNDRRAT BËHEN REALITET/ Si e kishte parashikuar Arjola që do të luante në “I love Tropoja” (FOTO)

“I love Tropoja” mund të quhet padyshim filmi më i përfolur i këtij viti, me qindra, mijëra bileta të shitura në mbarë vendet ku u transmetua. Filmi jo vetëm pati shumë sukses, por edhe mori komente të shumta për tematikën që trajtonte dhe kastin e mrekullueshëm të aktorëve. Protagoniste në këtë film ishte edhe Arjola Demiri, tropojania bukuroshe që mori shumë vëmendjen me rolin e saj.

Por mesa duket Arjola e ka parandjerë këtë sukses para 5 viteve. Aktorja ka publikuar sot në Instagram një foto të vjetër ku ndodhet në të njëjtin vend ku është xhiruar “I love Tropoja” dhe tregon se po ëndërronte për këtë ditë.

“Kthim 5 vite para kur isha ulur dhe po ëndërroja për ditë si këto. Është i njejti vend ku kam xhiruar “I love Tropoja”, shkruan Arjola.