“FALEMINDERIT PËR FEJESËN…”/ Pritjes i erdhi fundi, ja dhe Dafina Zeqiri “nuse” – AlpeGossip
“FALEMINDERIT PËR FEJESËN…”/ Pritjes i erdhi fundi, ja dhe Dafina Zeqiri “nuse”

“FALEMINDERIT PËR FEJESËN…”/ Pritjes i erdhi fundi, ja dhe Dafina Zeqiri “nuse”

Lajmet për Dafina Zeqiri të veshur nuse pushtuan mediat javën e kaluar! Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram, dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe.

Shumë media nxituan në përfundimin e këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo është shtatzënë dhe madje e kurorëzuan dashurinë e saj me Dj Geek, pas ndarjes.

Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” i alarmuan të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por kjo është thjesht një super publicitet që Dafina me të drejtë po i bën albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Përballë këtyre reagimeve mediatike, Dafina Zeqiri ka bërë disa ditë më parë një postim në Instagram, ku me ironi iu drejtohet mediave për fejesën e martesën.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”, shkruan me humor Dafina.

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi dhe klipi ku Dafina shfaqet nuse sapo është publikuar dhe titullohet “Million Dollars”.

Kënga nis me Dafinën që shfaqet nuse dhe disa motive popullore dhe më pas flet se si paratë nuk ndikuan aspak në ndryshimin e karakterit të këngëtares.

Për më shumë shijojeni vetë:

Dafina po bëhet gati të lancojë albumin e saj më të fundit “Dafinë moj”, dhe e ka treguar prej kohësh se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj.

Një nga risitë e albumit të autores së hitit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.

Në fakt, Dafina na ka treguar shpesh nëpër intervista se e ëma është e dhënë pas muzikës dhe ka kënduar në rini.

Fansat e këngëtares po e presim me padurim albumin, i cili pritet të jetë tepër i suksesshëm.