RIKTHIM NË VITET ’90/ Këto janë 13 trende mode që po “përdoren” sërish edhe sot – AlpeGossip
RIKTHIM NË VITET ’90/ Këto janë 13 trende mode që po “përdoren” sërish edhe sot

RIKTHIM NË VITET ’90/ Këto janë 13 trende mode që po “përdoren” sërish edhe sot

Moda është vërtet ciklike. Me gjithë ndryshimet dhe risitë që sjell, ajo i kthehet përsëri trendeve të vjetra. Kohët e fundit, po rikthehen trendet e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000. Disa prej tyre i duam, disa të tjera duhet të ikin sa më parë.

– Lapsi i buzëve

Lapsi i theksuar i buzëve ka filluar të bëhet përsëri pjesë e makeup-it të vajzave. Jo vetëm në ngjyrat nude, por edhe ato kafet, tipike të viteve ’90.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Prerja “Mullet”

Ky është një nga modelet më të njohura të flokëve për 50 vitet e kaluara, për burra dhe për gra. A nuk mendoni se ka ardhur koha ta lëmë të shkojë?

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Këpucët me takë katrore

2020-a ka qenë plot me to. Një shollë këpucësh e sandalesh shumë me e gjerë se forma e këmbës, në formë katrore. Sot, janë ndër modelet më IN dhe të preferuarat e bloggereve.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Triko me kopsa

Nuka ka asgjë të veçantë për një triko me kopsa, por triko të tilla, zakonisht të shkurtra dhe të veshura në vend të një bluze, kanë qenë zbulim i viteve ’90. Edhe sot, kombinimi mbetet i njëjtë.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Modeli i flokëve “Double-Bun”

Ky model flokësh, fillimisht për fëmijë, nisi të përdorej nga vajzat e rritura në vitet 90’ dhe 2000. Tani, thuajse 20 vite më vonë, trendi është rikthyer.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Reçipetat e dukshme

Bluzat transparente që tregojnë se çfarë ka poshtë saj, janë përsëri të njohura edhe sot.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Baluke shumë të shtrira

Nëse e bëjmë si duhet, ky model flokësh s’është dhe aq keq, për më tepër ai kornizon disi fytyrën dhe e bën atë të duket më e hollë.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Bluzat Hawaiian

Bluzat me print të tillë, ndonjëherë duket se kanë qenë gjithnjë aty.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Sandalet me lidhëse shumë të gjata

Edhe pse ndonjëherë mund të bëhen të bezdisshme për t’u veshur, jemi të lumtur për këtë rikthim të modës. Sandalet e këtij modeli i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe sensuale.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Zinxhirët e mëdhenj rreth qafës

Zinxhirët e mëdhenj si varëse rreth qafës, u shfaqën në vitet ’60 dhe ’70. Kjo ishte koha e një revolucioni të madh mode, kur u shfaq dhe kultura punk. Sot, aksesorë të tillë, pak më të modernizuar, vishen çdo ditë nga të famshëm dhe jo vetëm.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Flokët me rrica

Ky model flokësh ishte ëndrra e çdo vajze në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Sot, stili ndryshon pak, duke shtuar më shumë volum, por esenca është e njëjtë.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Pantallonat me shtat të shkurtër

Nuk jemi të sigurtë a na pëlqen apo jo, por trendi i pantallonave me bel të ulët është rikthyer fuqishëm këtë vit.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë

– Makeup metalik

Tualeti me shumë shkëlqim i viteve 2000 po rikthehet përsëri. Makeup-i mat, pa shkëlqim, nuk është më aq i famshëm dhe trend sa dikur. Ton sysh me shkëlqim, buzë me shkëlqim, madje edhe faqe me shkëlqim (highlighter-i). Sidoqoftë, evitojini të tre “shkëlqimet” së bashku apo në të njëjtën kohë dhe bëni një alternim ngjyrash.

13 trende mode që rikthehen dekada më vonë