“DO TË JEM GJITHMONË NË…”/ Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË JEM GJITHMONË NË…”/ Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit (FOTO)

“DO TË JEM GJITHMONË NË…”/ Rozana Radi publikon letrën pa përgjigje të të atit (FOTO)

Dita e sotme për Rozana Radin ka një kuptim të veçantë pasi është dita e lindjes së babait të saj. Ndarja nga jeta e prindit është një ngjarje që lë shenjë gjithnjë dhe dhimbjen për të, Rozana ka vendosur ta ndajë nëpërmjet një letre. Është një letër emocionuese “pa përgjigje”, në të cilën përshkruan momentin e parë pas ndarjes nga jeta të tij dhe përjetimet e saj.

“Për ty që nuk je më! Erdha 2 orë me vonesë. Të kishin marrë! Nuk e dija nëse ishe akoma apo kishe ikur përgjithmonë. Dëgjoja zhurma njerëzish dhe mundohesha të kuptoja çfarë po dëgjoja. Me sytë që po më shpërthenin si dy vullkanë të zemëruar, shikoja nëpër flakë shumë gazetarë, fotografë, të cilët mundoheshin të shkëpusnin një foto nga portreti im i shpërfytyruar. Dhe sot nuk gjej asnjë fjalë për të arsyetuar ftohtësinë dhe qetësinë e tyre. Mjaftonte një foto e familjes sime të “shkatërruar” dhe ja tek u bë lajm i parë në të gjitha gazetat. Unë shikoja nënën, ajo më shikonte mua dhe kur sytë tane u ndeshën me njëra-tjetrën munda të lexoj gjithë mërzinë e saj me jetën. Sot pas 18 vitesh kam arritur në konkluzionin: “Askush nuk e fsheh më shumë dhimbjen sesa një nënë e cila kërkon të bëhet e fortë për fëmijët e saj.” Më pas ktheva sytë nga ime motër dhe qëndrova në pritje të një shenje nga ajo. Të gjithë i shikoja pranë vetes, vetëm babain nuk po ma zinin sytë askund. Ngadalë ndjeva që po më largohej një pjesë nga jeta ime. Vendosa të qaj pa e përmbajtur veten. Të gjithë më shikonin, por mua s’më interesonte se më shikonin e dëgjonin. Sot po kërkoj një rrugë për të dalë nga kjo ngjarje, por përpara më del vetëm portreti yt. Portreti yt i ri kur unë isha fare e vogël e ti më mësoje se si të shkruaja. Kur tregoje 1000 jetët e tua të çuditshme. Kur më merrje në motorin tënd e më mësoje se si ta ngisja atë. Më thoje “çuni i shtëpisë “ dhe me të vërtetë ashtu u bëra. Më duhej të shkollohesha, por dhe të punoja në të njëjtën kohë. Gjithmonë me kokën lart se isha vajza jote. Kurrë s’ja shtriva dorën askujt. Ishim në shtëpi 3 gra të forta që jeta na mbështeti me shpatulla pas murit, por kurrë nuk ja doli të na rrëzojë. Babi…. sa herë e kam thirrur këtë emër dhe tani kur e thërras përsëri kam frikë se mos është për herë të fundit, por brenda vetes e di që kam qenë e do të jem gjithmonë në krahun tënd të zemrës.

Çfarë do baba? Po ndiej që ti ke frikë për herë të parë në jetën tënde! Nuk duhet të kesh frikë sepse nuk është në natyrën tënde. U përkula në trupin tënd të ftohtë e të flisja nën zë. Mos ki frikë aty ku je. Do të kalojmë të gjithë andej, ke për ta parë!”

Rozana ka treguar se kjo është një nga letrat e librit të saj me histori personale, të cilin do ta publikojë së shpejti. /News31.al

View this post on Instagram

Per ty qe nuk je me! Erdha 2 ore me vonese. Te kishin marre! Nuk e dija nese ishe akoma apo kishe ikur pergjithmone. Degjoja zhurma njerezish dhe mundohesha te kuptoja cfare po degjoja. Me syte qe po me shperthenin si dy vullkane te zemeruar shikoja neper flake shume gazetare ,forograf te cilet u mundonin te shkepusnin nje foto nga portreti im i shperfytyruar. Dhe sot nuk gjej asnje fjale per te arsyetuar ftohtesine dhe qetesine e tyre. Mjaftonte nje foto e familjes time e “shkaterruarr” dhe ja tek u be lajm i pare ne te gjitha gazetat. Une shikoja nene ajo me shikonte mua dhe kur syte tane u ndeshen me njera tjetren munda te lexoj gjithe merzine e saje me jeten. Sot pas 18 vitesh kam arritur ne konkluzionin qe “ Askush nuk e fsheh me shume dhimbjen sa nje nene e cila kerkon te behet e forte per femijet e saje. Me pas ktheva syte nga ime moter dhe qendrova ne pritje te nje shenje nga ajo. Te gjithe i shikoja prane vetes vetem babain nuk po e ma zinin syte askund. Ngadale ndjeva qe po me largohej nje pjese nga jeta ime. Vendosa te qaj pa e perbajtur veten. Te gjithe me shikonin mua por mua sme interesonte se me shikonin e degjonin. Sot po kerkoj nje rruge per te dale nga kjo ngjarje por perpara me del vetem portreti yt. Poetreti yt i ri kur un isha fare e vogel e ti me mesoje se si te shkruaja. Kur tregoje 1000 jetet e tua te cuditeshme. Kur me merrje ne motorrin tend e me mesoje se si ta ngisja ate . Me thoje “ cuni i shtepise “ dhe ne te vertet ashtu u bera. Me duhej te shkollohesha por dhe te punoja ne te njejten kohe. Gjithmone me koken lart se isha vajza jote. Kurr sja shtriva doren askujt. Ishim ne shtepi 3 gra te forta qe jeta na mbeshteti me shpatulla pas murit por kurr nuk ja doli te na rrezoje. Babi…. sa here e kam thirrur kete emer dhe tani kur e therras perseri kam frike se mos eshte per here te fundit por brenda vetes e di qe kam qene e do te jem gjithnone ne krahun tend te zemres. Cfar do baba? Po ndjej qe ti ke frike per here te pare ne jeten tende! Nuk duhet te kesh frike sepse nuk eshte ne natyren tende. U perkula ne trupin tend te ftoht e te flisja nen ze. Mos ki frike aty ku je , do te kalojme te gjithe andej, ke per ta pare!

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on