“NUK KA GASHI PA POPULLIN SHQIPTAR”/ Reperi jep lajmin e madh dhe publiku po çmendet (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NUK KA GASHI PA POPULLIN SHQIPTAR”/ Reperi jep lajmin e madh dhe publiku po çmendet (FOTO+VIDEO)

“NUK KA GASHI PA POPULLIN SHQIPTAR”/ Reperi jep lajmin e madh dhe publiku po çmendet (FOTO+VIDEO)

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Ditë e Re” me moderatoren Arjola Shehu. Gjatë intervistës ai është shprehur krenar për origjinën shqiptare dhe ka dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat e tij.

Gashi ka treguar se do të vijë në Shqipëri sapo të mbarojë pandemia dhe do të mbajë një koncert gjigant. Ai tha se i do shqiptarët dhe kudo që shkon, e pranon me krenari origjinën e tij. Po ashtu dhe shqiptarët e duan reperin dhe mezi po presin që ai të performojë live.

“Ende nuk kam qenë në Shqipëri. Shpresoj që kur bota të hapet. Kur të vij në Shqipëri dua të bëj një koncert të mrekullueshëm dhe të mahnitshëm. I dua shqiptarët. Sado lart të ngjitem, unë kudo ku shkoj them se jam shqiptar dhe jam shumë krenar për këtë. I dua prindërit e mi kaq shumë dhe e dua faktin që ata janë krenarë që janë shqiptarë. Të gjithëve i them se nga vij dhe kështu do të jetë gjith jetën dhe nuk do të ketë Gashi pa popullin shqiptar”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë se moderatorja Arjola Shehu intervistoi pak kohë më parë dhe këngëtaren Ava Max, e cila njëjtë si Gashi, dha intervistën e parë për mediat shqiptare.