“BABI NA FAL QË…”/ Rezarta Shkurta zbulon arsyen tipike vajzërore pse Hera bëhet vonë çdo mëngjes (VIDEO) – AlpeGossip
“BABI NA FAL QË…”/ Rezarta Shkurta zbulon arsyen tipike vajzërore pse Hera bëhet vonë çdo mëngjes (VIDEO)

“BABI NA FAL QË…”/ Rezarta Shkurta zbulon arsyen tipike vajzërore pse Hera bëhet vonë çdo mëngjes (VIDEO)

Vogëlushja e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, Hera, është kthyer në një ndër personazhet më të njohur në Instagram.

Çapkënia e vogël i ka bërë të gjithë për vete me shkathtësinë dhe tipin e saj, ndërsa nga dita në ditë tregon se po ndjek hapat e mamit.

Ajo është e fiksuar pas modës dhe të bukurës dhe duket se s’del nga shtëpia pa gjetur look-un perfekt.

Për këtë arsye, ajo është çdo mëngjes me vonesë për në shkollë, teksa babi Ermali e pret të bëhet gati.

Rezarta ka ndarë në InstaStory videon epike të së bijës, e cila pasi ka zgjedhur veshjen e ditës, pozon për të shkrepur disa foto.

“Babi na fal që jemi gjithmonë me vonesë në mëngjes, po ashtu kemi një punë serioze.”- shkruan këngëtarja krahas videos.