U SHKËPUT NGA DALJET PUBLIKE/ Sara Hoxha poston FOTO me Ledion Liçon dhe ja si duket ai – AlpeGossip
U SHKËPUT NGA DALJET PUBLIKE/ Sara Hoxha poston FOTO me Ledion Liçon dhe ja si duket ai

U SHKËPUT NGA DALJET PUBLIKE/ Sara Hoxha poston FOTO me Ledion Liçon dhe ja si duket ai

Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.

Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë dhe Ledioni është shfaqur sërish pas disa muajsh në adresën e bashkëshortes së tij. Sara ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur në ashensor, në të cilën shihet përkrah Ledionit. Ky i fundit duket se i ka rritur aq shumë flokët, sa i ka kapur bisht mbrapa. Ledioni shfaqet në formë të përkryer fizike dhe si gjithmonë mjaft i kuruar e i kujdesshëm me veshjen e tij duke ju përshtatur trendeve të fundit.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri feston për pak ditë 1-vjetorin e lindjes.