ZHGËNJEN TEAN/ Andi mendjen te takimi me Shqipen: Unë e pëlqej, por… (FOTO) – AlpeGossip
ZHGËNJEN TEAN/ Andi mendjen te takimi me Shqipen: Unë e pëlqej, por… (FOTO)

ZHGËNJEN TEAN/ Andi mendjen te takimi me Shqipen: Unë e pëlqej, por… (FOTO)

Tea dhe Andi kanë zhvilluar tre takime së bashku në “PërPuthen”. Në dy takimet e para u duk se mes tyre kishte një kimi, por ky mendim ndryshoi ndjeshëm në takimin e fundit. Andi tha se i ka mbetur në mendje takimi që kishte me Shqipen, pasi për katër minuta, me të është sjellë shumë mirë.

Andi u shpreh gjatë emisionit se momentalisht ndodhet në mes të dyja vajzave. Ndërsa Tea nuk ngurroi të pranonte se një pëlqim për të e ka krijuar.

Andi: Më thënë të drejtën kur kam bërë takimin katërminutësh me Shqipen ka pasur një sjellje të mirë me mua. Ose është një person tjetër, ose ajo që u prezantua në takimin katërminutësh. Në jetën e përditshme e njeh në situata të ndryshme, ndërsa këtu nuk është hapësira për t’u krijuar kjo gjë. Ti mund ta njohësh në vija të trasha, por detajet nuk i njeh.

Tea: Ne ishim të dy në të njëjtën mendim në fakt. Unë me Andin kam dalë sepse më është dukur shumë i denjë për të dalë në takim. Nuk ka pasur një klik, por dola. Më pëlqen Andi nuk mund të them që s’e pëlqej.

“Pak më parë sapo thashë më pëlqen Andi, më ka tërhequr më shumë nga takimet. Nga Andi nuk e shoh këtë gjë, sot është shumë i stepur, kjo më ftoh dhe mua. Jam më e ftohtë kundrejt Andit. (Arjan Konomi: A po aktronte Andi?) Andi u mundonte të ishte i sjellshëm. Është ofendim për mua nëse ai ka aktruar kur ka thënë, je e bukur, e zgjuar, sepse unë besoj që i kam. Nëse ai thotë se jam në mes të dy vajzave dhe njëra nga vajzat është Shqipja, këtu nuk di ç’të them”, u shpreh Tea.