U PREZANTUA SI KOLEKSION NGA ORIOLA MARASHI/ Cardi B veshi në ditëlindje fustanin e stiluar nga stilistja shqiptare – AlpeGossip
U PREZANTUA SI KOLEKSION NGA ORIOLA MARASHI/ Cardi B veshi në ditëlindje fustanin e stiluar nga stilistja shqiptare

U PREZANTUA SI KOLEKSION NGA ORIOLA MARASHI/ Cardi B veshi në ditëlindje fustanin e stiluar nga stilistja shqiptare

Gjatë fundjavës Cardi B udhëtoi drejt Las Vegasit për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të me miqtë dhe mes tyre nuk ka munguar as Offset.

Në fakt këtë gjë ata nuk e mbajtën të fshehtë, sepse reperi publikoi në Instagram disa prapaskena nga festa, ku Cardi B shihej duke kërcyer dhe qeshur. Mirëpo ajo çfarë na fshehën ishin puthjet romantike mes tyre dhe dhurata super e shtrenjtë e Offset për reperen.

Ishte pikërisht ky lajm që bëri xhiron e rrjetit, mirëpo ka edhe një detaji tjetër që mund t’ju ketë shpëtuar.

Fustani që ylli me famë botërore mbante veshur në festën e ditëlindjes është nga koleksioni i stilistets shqiptare Lena Berisha.

Ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua nga Oriola Marashi. Kjo e fundit ndau edhe foto në rrjetet sociale, duke treguar se Cardi B ka veshur fystanin, që ajo veshi pak kohë më parë.