Sara dhe Ledri Vula së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti po pret plot emocion ditën kur do marrin në krahë vajzën e tyre teksa gjatë kësaj kohe janë treguar aktiv në rrjete sociale duke postuar foto e video.
NË DITËT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Sara ka një problem dhe ia zgjidh vetëm Ledri (FOTO)
Në javët e fundit të shtatzënisë Sara po has një problem që i ndodh të gjitha femrave në shtatzëni. Ajo nuk po gjen dot rroba të përshtatshme, por në ndihmë i vjen Ledri.
Në postimin e fundit Sara tregon se ka veshur rrobat e reperit, me të cilat duket se ndihet komode.
“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe (të vesh rrobat e Ledrit) ka qenë një shpëtim për mua së fundmi”, shkruan Sara.
Kujtojmë që Ledri i dedikoi një këngë me titull “Si baba”, të bijës.