VLERËSON DUA LIPËN PËR SUKSESIN GLOBAL/ Ish-deputetja serbe: Serbët dhe shqiptarët duhet të jenë krenar për të – AlpeGossip
VLERËSON DUA LIPËN PËR SUKSESIN GLOBAL/ Ish-deputetja serbe: Serbët dhe shqiptarët duhet të jenë krenar për të

VLERËSON DUA LIPËN PËR SUKSESIN GLOBAL/ Ish-deputetja serbe: Serbët dhe shqiptarët duhet të jenë krenar për të

Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës.

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re.

Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.

Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.