“BIG BROTHER VIP” SË SHPEJTI/ Pjesë e formatit edhe Ema Andrea – AlpeGossip
“BIG BROTHER VIP” SË SHPEJTI/ Pjesë e formatit edhe Ema Andrea

“BIG BROTHER VIP” SË SHPEJTI/ Pjesë e formatit edhe Ema Andrea

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës, ndërsa sot po ju tregojmë konkurrenten e radhës.

Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar, aktoren Ema Andrea.

Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.

Së fundmi, gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.

“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

Sigurisht nuk tha asnjë emër dhe ende mbesim me pikëpyetjet tona. Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit Big Brother është se, as vetë pjesmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani është se do të ketë vipa nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.