Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen: Ja pse ndodhi – AlpeGossip
Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen: Ja pse ndodhi

Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen: Ja pse ndodhi

Bora Zemani dhe Vin Veli kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të vitit që lamë pasi lajmet për ndarjen e tyre u përhapën me shpejtësi. Ndërsa Vin Veli në intervista të ndryshme e ka pranuar ndarjen, Bora nga ana tjetër deri më sot nuk kishte folur publikisht.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja më në fund foli për ndarjen dhe zbuloi arsyen që e çoi atë dhe Vin Velin në këtë vendim duke u shprehur se gjatë vitit që lamë pas ata kishin pasur probleme.

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme për ne. Probleme kemi pasur gjatë vitit, por nuk e dinim akoma ç’po ndodhte me ne kështu që nuk mund të thoja: ‘Shiko jemi pak në krizë tani, sapo ta zgjidhim do t’ju lajmërojmë”, u shpreh Bora.