“DO JETË SHUMË EMOCIONALE”/ Miku i Loredanës na zbuloi detaje rreth këngës së saj dhe Mozzik – AlpeGossip
“DO JETË SHUMË EMOCIONALE”/ Miku i Loredanës na zbuloi detaje rreth këngës së saj dhe Mozzik

“DO JETË SHUMË EMOCIONALE”/ Miku i Loredanës na zbuloi detaje rreth këngës së saj dhe Mozzik

Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku dhe jemi të bindur se do jetë hiti i vitit.

Këto zëra i konfirmoi edhe vetë reperja e cila, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik në kanalin e saj në You Tube, u përgjigj:

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, ajo la të kuptohet se diçka po sjellin, por nuk zbuloi detaje. Teksa në një koment tjetër shkroi se ka gati një mega hit me një artist mashkull.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme ka qenë miku i reperes Abidon ai që i ka hedhur benzinë zjarrit. Ai ka publikuar një story ku shihet coveri i albumit “Medusa”, teksa ka shkruar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.

E me kë tjetër përveçse me Mozzik mund të jetë kjo këngë emocionale?! Nuk ka ende detaje lidhur me projektin e tyre por fansat po presin me padurim.

Kujtojmë se reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj.

Ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetë personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndonëse ende nuk ka një datë publikimi.

A do jetë Mozzik në këtë dokumentar? Shanset janë të mëdha për “PO”, megjithatë na duhet të presim.