“XING” ME VESHJET/ Rastësia bën bashkë Era Istrefin dhe Bora Zemanin (FOTOT) – AlpeGossip
“XING” ME VESHJET/ Rastësia bën bashkë Era Istrefin dhe Bora Zemanin (FOTOT)

“XING” ME VESHJET/ Rastësia bën bashkë Era Istrefin dhe Bora Zemanin (FOTOT)

Çfarë mund t’i bashkoj Era Istrefin me Bora Zemanin? Asgjë, veçse janë të dyja të njohura, por këtë herë i ka bërë bashkë një fund i njëjtë. Dy vajzat kanë veshur të njëjtën veshje së fundmi dhe sigurisht që kjo nuk ju ka shpëtuar syrit detajist të fansave të tyre.

Para disa ditësh Bora u shfaq e veshur me një fund blu të shkurtër me detaje lulesh të qëndisura në emisionin që ajo drejton, “Përputhen”. Ndërkohë me po të njëjtin fund është parë  edhe Era mbrëmjen e djeshme gjatë darkës me motrën e saj të madhe, Nora Istrefi. Madje të dyja e kanë kombinuar fundin me një golf të zi në pjesën e sipërme, sikur ta kishin bërë me fjalë me njëra-tjetrën.

Se sa ka kushtuar fundi nuk e dimë, por mund të themi që tek të dyja vajzat duket shumë bukur. Kujtojmë se Bora këto kohë ka qenë e angazhuar me spektaklin e njohur që transmetohet nëTop Channel dhe se para disa ditësh pranoi publikisht lidhjen me Donaldin në një intervistë shumë të ëmbël para tij. Ndërsa Era Istrefi mori rezidencën në Britaninë e Madhe, ndërkohë për sa i përket projekteve muzikore ka qenë mjaft e qetë këto koh