“DO E MARR PËR GRUA”/ Bledi Mani nxjerr detaje mbi ndarjen nga Geri dhe bën gati dhuratën për Inën – AlpeGossip
“DO E MARR PËR GRUA”/ Bledi Mani nxjerr detaje mbi ndarjen nga Geri dhe bën gati dhuratën për Inën

“DO E MARR PËR GRUA”/ Bledi Mani nxjerr detaje mbi ndarjen nga Geri dhe bën gati dhuratën për Inën

Ina dhe Geri, ishin dyshja e parë që formuan një çift në “Për’Puthen 1”. Kur kanë kaluar disa muaj pas përfundimit të programit, dyshja, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Kjo gjë u konfirmua nga Geri, i cili i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, deklaroi se impenjimet në punët e tyre, kanë bërë që marrëdhënia të ftohet, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen. Siç duket fjalët e Gerit kanë gëzuar jo pak një të njohur të Inës, gazetarin Bledi Mnae

I ftuar në rubrikën “Rrethi Katoror”, Mane tha se ka dëgjuar që Ina është ndarë nga Geri, e për këtë arsye si një shenjë “flirtimi” ai i dhuroi një buqetë me lule. Më tej gazetari shtoi me humor se do të dëshironte të martohej me Inën.

“Ina është ndarë nga Geri, unë nuk rrija pa i sjellë një dhuratë. Do e marr për grua”, tha Mane.