BËNË NAMIN ME HITIN “VIBE”/ Dafina dhe Tuna sjellin bashkëpunim pas 7 vitesh që nuk flisnin (FOTO) – AlpeGossip
BËNË NAMIN ME HITIN “VIBE”/ Dafina dhe Tuna sjellin bashkëpunim pas 7 vitesh që nuk flisnin (FOTO)

BËNË NAMIN ME HITIN “VIBE”/ Dafina dhe Tuna sjellin bashkëpunim pas 7 vitesh që nuk flisnin (FOTO)

Dafina dhe Tuna do të sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë pas hitit “Vibe” që dikur bëri namin në 2010. Këngëtaret më vonë patën një sherr dhe për 7 vite nuk i folën njëra-tjetrës.

Më pas u pajtuan në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe ka pasur zëra se ato do të sjellin një bashkëpunim.

Dafina i ka vërtetuar duke njoftuar se pjesë e albumit të ri do të jetë edhe një këngë me Tunën që do të mbajë titullin “Sunny Hill”.

Albumi përmban 14 këngë e mes tyre ka edhe bashkëpunime të tjera e një ndër to është edhe me partnerin e saj Dj Geek.