NA HABITI TË GJITHVE/ Olta Gixhari tregoi se ky aktor ka qenë dashuria e saj e parë (FOTO) – AlpeGossip
NA HABITI TË GJITHVE/ Olta Gixhari tregoi se ky aktor ka qenë dashuria e saj e parë (FOTO)

NA HABITI TË GJITHVE/ Olta Gixhari tregoi se ky aktor ka qenë dashuria e saj e parë (FOTO)

Aktoren e njohur Olta Gixhari mund ta gjesh lehtësisht në Instagram, ku ështv aktive dhe në kontakt me fansat e saj thuajse gjatë gjithë kohës.

Tashmë që është bërë nënë për herë të parë, jeta e aktores ndahet mes të birit dhe rrjeteve sociale.

Megjithëse poston shpesh dhe tregon momente të përditshmërisë, ajo ende vazhdon ta mbajë publik portretin e të birit dhe partnerit të saj.

Mirëpo, para të gjitha dashurive që ka provuar në jetë, e dini kush ka qenë mashkulli për të cilin ka rënë “kokë e këmbë” brenda aktorja?

Pikërisht aktori Leonardo DiCaprio, i cili ka bërë sërish sot një gjest të bukur për Shqipërinë. (Kliko)

Ai ka mbështetur fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa, ndërsa Olta ka ripostuar foton e tij në InstaStory-n e saj.

Për më tepër, aktorja ka zbuluar se DiCaprio ka qenë dashuria e saj e parë, ndaj sigurisht që ndihet krenare për këtë gjest të tijin për Shqipërinë.

“Dashuria ime e parë”- shkruan Olta krahas postimit.

Mirëpo, ne ende jemi kuriozë të dimë kush është dashuria e fundit, mashkulli që i ka vjedhur zemrën dhe me të cilin ka tashmë një fëmijë.