DONI TË NDRYSHONI LOOK? Këto janë modelet e balukeve që do ju shkonin sipas formës së fytyrës – AlpeGossip
DONI TË NDRYSHONI LOOK? Këto janë modelet e balukeve që do ju shkonin sipas formës së fytyrës

DONI TË NDRYSHONI LOOK? Këto janë modelet e balukeve që do ju shkonin sipas formës së fytyrës

Ka kaq shumë lloje balukesh sa mund të jetë e vështirë të përcaktoni se cilat janë ato që ju përshtaten në mënyrë perfekte me fytyrën.

Fatmirësisht, ky s’do të jetë më problem, sepse më poshtë do të gjeni disa lloje balukesh për forma të ndryshme të fytyrës:

Baluke “të harkuara”

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Baluke të harkuara ose “gjysmë-hëna”. Qëllimi i tyre është të theksojnë tiparet e fytyrës suaj. Baluket anësore shtrihen në secilën anë të fytyrës, ndërsa qendra kalon pak mbi vetulat tuaja.

Baluket “bebe”

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

I popullarizuar për herë të parë nga ballerina burlesque “Bettie Page” në vitet 1950. Kjo prerje është perfekte për format rrumbullake të fytyrës.

Baluket “Birkin”

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Nëse keni një fytyrë në formë zemre ose ovale, merreni parasysh këtë prerje.

Baluket “curtain” (perde)

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Ky është një nga modelet që duket mirë në çdo formë fytyre. Për më tepër gjatësia që kanë zakonisht, është një lëvizje e sigurt sepse edhe nëse nuk ju pëlqen rezultati, flokët do t’ju rriten më shpejt se me një prerje më të shkurtër balukesh.

Baluket për flokë kaçurrela

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Nëse keni flokë shumë kaçurrelë, sigurohuni të shkoni te një profesionist për baluket, pasi jo pak herë, ndodh që rezultati të jetë një baluke e shtrembërt dhe e pakuptueshme.

Micro-baluket

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Si baluket “baby”, por shumë më të shkurtra. Një prerje e guximshme!

Baluket “Retro Pinup”

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Një zgjedhje e mirë për gratë më flokë të hollë. Nëse ju pëlqen të ktheheni pas në kohë, pse jo.

Baluket të çrregullta

Çfarë balukesh do t'ju shkonin, bazuar në formën e

Një pamje e shkujdesur, por tërheqëse. Për periudhat kur doni të dukeni sikur s’keni bërë asnjë përpjekje për t’u dukur mirë, por thjesht dukeni gjithmonë bukur nga natyra.